Shqipëria financon rindërtimin e dy biblotekave në Tuz

Nga Exit News
Shqipëria financon rindërtimin e dy biblotekave në Tuz

Shqipëria do të financojë rindërtimin e dy biblotekave në Tuz të Malit të Zi. Ky lajm u bë i ditur nga zëvendës ministri i jashtëm, Gent Cakaj.

Përmes një postimi në Facebook, Cakaj shkruan se :

“Pas mbështetjes financiare për ngritjen e librarisë së parë me literaturë në gjuhën shqipe në Ulqin, kemi vendosur të japim mbështetje financiare për ripërtëritjen e bibliotekave të dy shkollave në qytetin e Tuzit.

Po ashtu, ne kemi marrë përsipër edhe pajisjen me literaturë bashkëkohore të këtyre shkollave.”

Cakaj pohon se Shqipëria do të ketë një konsullatë të përgjithshme në Ulqin.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>