Kryeministri Avdullah Hoti tha të hënën se edhe muaj janar është vonë për zgjedhur presidentin.
Ai tha se po përpiqet të organizojnë sa më parë takimin me partitë politike.
“Kushtetuta është e qartë, maksimum që mund të vazhdojë kjo situatë është gjashtë muaj por ne nuk do të presim gjashtë muajit, unë besoj që edhe janari është vonë për të arritur marrëveshje”, tha kryeministri Hoti.
Ai u ndal gjatë një komunikimi për gazetarët, edhe tek dialogu Kosovë-Serbi, duke thënë se si proces është çështje muajsh.
Lidhur me shkarkimin e drejtorit të AKI ai ka thënë se është vendim shtetëror i bazuar në Kushtetutë.
Të dielën partitë kanë rënë dakord për zgjedhje të parakohshme në shkurt, nëse nuk arrihet dakordësia për të zgjedhur presidentin.