Policia ka gjobitur 1267 qytetarë të hënën për mos mbajtjen e maskës në publik, në 24 orët e fundit. Secili prej tyre u gjobit me 3 mijë lek.
Gjithashtu, policia ndëshkoi pronarin e një biznesi me 1.000.000 lekë, pasi nuk respektoi protokollet e sigurisë.
Po ashtu u shoqëruan në komisariat 14 qytetarë që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit. Pas identifikimit, ata janë gjobitur me 3 mijë lekë dhe janë liruar.
Policia gjobiti 18 persona me 10 mijë lekë pasi qarkulluan pas orës 22:00.
Prej 15 tetorit në vend është bërë e detyrueshme mbajtja e maskave në çdo ambient, të hapur e të mbyllur, përveçse në banesa.