Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi se energjia elektrike në vend është më e shtrenjta në rajon.
Përmes një videoje në Facebook, Basha shkruan se kjo gjë i ka varfëruar dhe më shumë shqiptarët.
Ai shkruan se Rama premtoi se do ta ulte çmimin e energjisë elektrike në vend por dështoi.
“Rritja e çmimeve të energjisë i ka varfëruar edhe më shumë shqiptarët. Mjaft më.Le të sjellim së bashku ndryshimin dhe t’i japim dritë të ardhmes. Le t’ia fikim dritat regjimit të tij dhe të sjellim një energji të re për vendin tonë.”