Shqipëria dhe SHBA-të nënshkruan një marrëveshje për ekstradimet të martën, me 22 dhjetor.
Në një komunikim për gazetarët, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim njoftuan nënshkrimin e kësaj marrëveshje.
Gjatë fjalës së saj, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e konsideroi marrëveshjen një ngjarje historike, pas rreth 100 vjetësh kur është nënshkruar marrëveshja e parë.
Ajo tha se me këtë marrëveshje do të rrisim bashkëpunimin në luftën kundër krimit dhe do të përditësojmë veprat penale për të cilat mund të jepet ekstradimi.
Ambasadorja Kim deklaroi se kjo marrëveshje është “armë të fuqishme për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së kriminelëve, që fshihen pas kufirit.”
Kim deklaroi se SHBA-të mbështesin punën e SPAK dhe të BKH-së në luftën kundër krimit të organizuar.
Më 1 mars 1933 për herë të parë Shqipëria nënshkroi marrëveshjen e parë të ekstradimit me SHBA-të. Marrëveshja u nënshkrua nga Faik Konica, Ministri i Shqipërisë në Uashington dhe Cordell HUll, Sekretari i SHBA në atë kohë.