Hoti: Të mos shpërndahet parlamenti pa miratimin e buxhetit 2021

Nga Exit News
Hoti: Të mos shpërndahet parlamenti pa miratimin e buxhetit 2021

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti deklaroi të martën se po angazhohet që të mos shpërndahet Parlamenti pa u miratuar buxheti i 2021.

Ai tha se po diskuton me përfaqësuesit e partive politike.

Këtë deklaratë Hoti e bëri në një takim online me komunitetin e biznesit në vend.

Hoti theksoi se qeveria e tij do të vazhdojë punën deri në formimin e qeverisë së re:

Qeveria mbetet në detyrë deri në formimin e qeverisë së re. Ne do t’i kryejmë detyrat tona. Dëshiroj të siguroj të gjithë qytetarët dhe partnerët tanë se do të jemi në krye të detyrës për t’u marrë me obligimet që kemi karshi qytetarëve të vendit, sidomos karshi pandemisë për të cilën kemi bërë punë të mira.”

Ai foli edhe për masat e reja anti-Covid-19, që pritet të miratohen nga qeveria dhe të hyjnë në fuqi nga data 23 dhjetor 2020.

Komuniteti i biznesit ofroi mbështetje për masat e reja anti-Covid-19 dhe insistoi që Kuvendi të mos shpërndahet pa e miratuar buxhetin 2021.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>