Pezullimi i çështjeve të pronave në Gjykatën Europiane, asnjë lajm zyrtar nga Strasburgu

Pezullimi i çështjeve të pronave në Gjykatën Europiane, asnjë lajm zyrtar nga Strasburgu

Kryeministri Rama foli dje, në Parlament për një pakt të arritur mes shtetit shqiptar dhe Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Sipas tij, pakti pezullon shqyrtimin e padive të reja të pronarëve shqiptarë kundër shtetit.

Zoti Rama deklaroi, dje, në seancën parlamentare:

“E kemi gjetur zgjidhjen. Nuk është zgjidhja ideale, por është më e mira që mund të bënim. Qeveria ka vënë në dispozicion të pronarëve dhe të zgjidhjes së problemit 500 milionë dollarë për 10 vitet e ardhshme. Faktikisht nga sot ligji [i pronave] funksinon. Për shkak se sot ligji funksionon nuk ka vendime të reja të Gjykatës së Strasburgut.”

Por, në faqen zyrtare të gjykatës së Starsburgut nuk jepet asnjë informacion zyrtar për ndonjë marrëveshje apo pakt të arritur ndërmjet saj dhe qeverisë shqiptare.

Përgjithësisht, Gjykata e Strasburgut është e gatshme të bashkëpunojë me shtetet për zgjidhjen e çështjeve ligjore, fillimisht më anë të legjislacionit të vendit përkatës. Ajo gjithmonë aplikon marrëveshjen e pezullimit, në rastet kur qeveritë e vendeve të ndryshme miratojnë një ligj të ri. Por, në rast se çështja nuk zgjidhet as me aplikimn e një ligji të ri, atëherë është e drejta e çdokujt që të kërkojë zgjidhje nga Gjykata e  Strasburgut.

Zakonisht këto marrëveshje pezullimi aplikohen për një afat kohor të caktuar. Por Kryeministri Rama, në deklaratën e tij, nuk sqaron nëse ka një përcaktim kohor për zgjatjen e kësaj marrëveshje. Gjithashtu, nga fjala e kryeministrit është i paqartë fati i çështjeve tashmë të regjistruara pranë kësaj gjykate.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>