Kosova pezulloi fluturimet me Britaninë e Madhe, pas përhapjes së koronavirusit të ri.
Lajmin e bëri të ditur ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili njoftoi pezullimin e të gjitha linjave ajrore të fluturimit në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” nga Britania e Madhe për në Kosovën dhe anasjelltas.
Ata që do vijnë nga rrugë tokësore nga Britania e Madhe duhet të karantinohen për 14 ditë.
Ministri Zemaj nuk bëri të ditur sa do të zgjasë kjo masë.
Shumë nga vendet anëtare të BE-së kanë pezulluar fluturimet me Britaninë, pas përhapjes së variatit të ri të koronavirusit.
Shqipëria vendosi të pezullonte fluturimet të martën drejt Britanisë së Madhe, kjo masë do të jetë në fuqi deri më 6 janar.
OBSH deklaroi se po bëhen studime në lidhje me këtë lloj të ri të koronavirusit.