Franca ka shpërblyer emigrantët që luftuan në vijën e parë me Covid-19, duke i dhënë atyre nënshtetësinë franceze.
Ministria e Brendshme njoftoi se emigrantët ndihmuan Francën të luftojnë krizën e shkaktuar nga COVID-19, ndaj meritojnë nënshtetësinë.
Deri më tani rreth 700 persona kanë marrë nënshtetësinë franceze.
Mes tyre ka profesionistë të shëndetësisë, mirëmbajtës dhe punëtorë të bizneseve të domosdoshme.
Një emigranti që aplikon për shtetësi franceze, në kushte të tjera, duhet të ketë jetuar për të paktën pesë vite në Francë, të ketë të ardhura të qëndrueshme dhe të ketë dëshmuar integrim në shoqërinë franceze.
Por këto kritere nuk janë marrë parasysh për emigrantët që ndihmuan për luftimin e Covid-19.