Preisdenti Ilir Meta ka zgjedhur Përparim Kalon si anëtar të Gjykatës Kushtetuese.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i dërgoi sot presidentit listën me dy kandidatë për njërën nga vakancat që ishte shpallur nga ai.
Kandidatë për ishin Përparim Kalo dhe Aleksandër Toma.
Meta është përgjigjur po sot për vakancën e shpallur duke emëruar Kalon si anëtarin e gjashtë të Gjykatës Kushtetuese dhe rrjedhimisht duke e bërë atë funksionale pas rreth 3 vitesh.
Një ditë më parë u betua në presidencë anëtari i pestë i Gjykatës Kushtetuese, Altin Binaj, i cili u zgjodh nga Kuvendi.
Tashmë pritet edhe betimi i Kalos në presidencë për të bërë zyrtar emërimin e tij.
Përparim Kalo është jurist. Që prej vitit 1994 ka punuar pranës zyrës së tij të avokatisë.