Personat që do të shkojnë në Nju Jork nga Britania e Madhe duhet të karantinohen për 14 ditë.
Masat e reja i njoftoi kryebashkiaku i qytetit, Bill de Blasio. Ai tha se qytetarët që udhëtojnë nga Britania e Madhe drejt Nju Jork e kanë të detyrueshme të qëndrojnë në banesën që kanë deklaruar.
Blasio shtoi se ata do të kontrollohen nga zëvendës sherifi i qytetit. Personat që do shkelin këto rregulla dotë gjobiten me 1 mijë dollarë në ditë.
Masat erdhën pas zbulimit të koronavirusit të ri në Britaninë e Madhe.