Një vit SPAK, Kim: Ka vendosmëri për t’i dhënë fund mosndëshkimit të kriminelëve

Nga Exit News
Një vit SPAK, Kim: Ka vendosmëri për t’i dhënë fund mosndëshkimit të kriminelëve

Ambasadorja amerikane Yuri Kim përgëzoi Prokurorinë Speciale Anti Korrupsion për punën e bërë në një vit që prej krijimit të saj.

Në një postim në Twitter, Kim shpërndau një intervistë të kreut të SPAK-ut Arben Kraja dhe shkroi:

“Në një vjetorin e SPAK-ut, Kryeprokurori Arben Kraja iu përgjigj pyetjeve se si do të funksionojë SPAK. Më e rëndësishmja, ai konfirmoi vendosmërinë e SPAK-ut për t’i dhënë fund mosndëshkimit të kriminelëve në Shqipëri. Amerika do të mbështesë fuqimisht SPAK-un për të arritur rezultate në 2021.”

Një vit më parë, në nëntor 2019, Këshilli i Lartë i Prokurorisë formoi Prokurorinë Speciale Anti Korrupsion, duke emëruar 8 prokurorët e saj të parë, pavarësisht se kushtetuta kërkonte që SPAK të kishte të paktën 10 prokurorë.

Aktualisht, një vit pas formimit, SPAK ka ende 13 prokurorë nga 15 që duhet të ketë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>