Meta: Kemi një trupë, por jo Gjykatë Kushtetuese funksionale

Nga Exit News
Meta: Kemi një trupë, por jo Gjykatë Kushtetuese funksionale

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese nuk është funksionale por është një trupë që nuk mund të marrë vendime.

Gjatë një interviste për Syri TV, Meta tha se nuk ka shprehur ndonjë entuziazëm për emërimin e anëtarit të gjashtë të Gjykatës Kushteteuse pasi ajo nuk është sipas tij funksionale.

“Prandaj edhe unë nuk kam shprehur ndonjë entuziazëm, sepse ne kemi një trupë, por nuk kemi një Gjykatë Kushtetuese funksionale, që të japë vendim në emër të popullit dhe sovranitetit të tij. Ne kemi vetëm 6 gjyqtarë, që mund të mblidhen por nuk mund të marrin një vendim, se mund të bëhen 4-2 ose 3-3.”

Presidenti deklaroi gjithashtu se përpjekjet për kapjen e Gjykatës Kushtetuese vijojnë dhe nëse ajo shpall legjitime zgjedhjet e 30 qershorit do të jetë “e vdekur”.

“Një Gjykatë Kushtetuese e cila shpall legjitime zgjedhjet e 30 qershorit është e vdekur. Dhe të jeni të sigurtë që nuk hapen negociatat. Ato që kanë vendosur zgjedhjet e 30 qershorit si kusht, e dinë fare mirë se çfarë janë zgjedhjet e 30 qershorit.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>