Kompania Kastrati do të jetë koncesionari i ri të aeroportit “Nënë Tereza”.
Sipas Monitor, Kastrati group” është aksioneri 100% i “Tirana International Airport”, që menaxhon koncesionin e aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”.
Kastrati do të paguajë 71 milionë euro drejt koncesionarit të TIA. Marrëveshja mes Kastratit dhe koncesionarit është nënshkruar më 1 dhjetor 2020.
Në 2016 qeveria miratoi marrëveshjen për koncesion e aeroportit të Rinasit.
Exit shkroi më parë se qeveria shqiptare negocioi me koncesionarin e Aeroportit të Rinasit pa pasur asnjë vlerësim të mundësive dhe nevojave të vendit për ndërtimin e aeroporteve të reja, veçanërisht në jug të vendit.
Për më shumë lexoni këtu.