Kroacia regjistroi të premten 84 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Kroacia është një shtet që prej kohësh shënon shifra të larta të viktima dhe të të infektuarve.
Autoritetet shëndetësore kroate deklaruan të premten se në 24 orët e fundit janë shënuar 1643 të infektuar me Coivd-19.
Numri i përgjithshëm i viktimave është rritur në 3.548, kurse i të infektuarve në 203.962.
2.662 pacientë janë në trajtim spitalor, prej tyre 280 janë në respiratorë.
Kroacia ka kryer gati një milion teste për COVID-19.