Në Kosovë ditën e premte janë regjistruar 249 raste të reja të infektuar me koronavirus, pas kryerjes së 1.048 testimeve.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 8 qytetarë.
Aktualisht në Kosovë ka 10.181 raste aktive me koronavirus, me një total prej 50.135 rastesh të regjistruara nga fillimi i pandemisë në muajin mars.
Prej tyre, 1.298 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.