Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti u bëri thirrje të gjitha bizneseve përfituese të grantit për bizneset e prekura nga Covid19 që të dorëzojnë dokumentet.
Dokumentet që duhet të dorëzojnë bizneset përfituese janë:
– Letërnjoftimin valid, kopje në të dy anët;
– Konfirmimin e llogarisë bankare në emër të biznesit;
– Certifikatën e re të biznesit (që ka numrin unik identifikues ku fillon me nr81 dhe është 9 shifror;
-Dokumentacioni do të dorëzohet në sportelet në katin përdhese të ndërtesës së vjetër të Komunës
“Në mënyrë që të shmangim tollovitë dhe respektojmë masat mbrojtëse për Covid19, bizneset do të duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar sipas orarit të caktuar në linkun më poshtë, në të kundërtën nuk mund ta bëjmë pranimin e dokumenteve. Për pranim do të përkujdeset ekipi i zyrtarëve komunalë!”, tha kryetari Ahmeti.