Drejtori Transportit Rrugor në Gjirokastër, Edi Pesha ka humbur jetën nga COVID-19.
Ai ndodhej i shtruar në Spitalin Infektiv në Tiranë por ditët e fundit ai kaloi në intubim pasi gjendja shëndetësore e tij u rëndua së tepërmi.
Pesha ishte emëruar si drejtor i Transportit Rrugor, ose ‘Patentave’ në Gjirokastër në dhjetor të vitit të shkuar. Më parë ai kishte mbajtur postin e drejtorit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Gjirokastër.
Për ndarjen e tij nga jeta ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.
“Zakoni e do që të themi lamtumirë mik i dashur. Shpirti yt u prehtë në paqe! ”, shkruan ndër të tjera Çuçi.