Turqia të shtunën raportoi 15,118 më shumë raste me koronavirus dhe 253 viktima gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.
Rastet e reja përfshijnë 3,002 pacientë simptomatik, ndërsa numri i përgjithshëm i infeksioneve tejkaloi 2.13 milion.
Që nga e premtja, rreth 23,231 njerëz u shëruan, duke e çuar numrin në 1,994,034, ndërsa numri i viktimave u rrit në 19,624.
Rreth 178,872 teste COVID-19 u kryen në të gjithë vendin gjatë ditës së kaluar, duke e çuar totalin në mbi 23.6 milion.
Numri i pacientëve në gjendje kritike qëndron në 4,501.