Shkencëtarët në Britani rekomandojnë mbylljen e shkollave

Nga Exit News
Shkencëtarët në Britani rekomandojnë mbylljen e shkollave

Shkencëtarët pranë qeverisë së Britanisë së Madhe kanë rekomanduar mbylljen e shkollave ​​të mesme në janar – dhe një izolim më të rreptë kombëtar se ai në nëntor – për të parandaluar  përhapjen e pakontrolluar koronavirusit.

Grupi Këshillimor Shkencor për Emergjencat, organi që këshillon ministrat për pandeminë COVID, rekomandoi marrjen e masave të ashpra në fillim të vitit të ri.

Ata pohuan se për shkak të përhapjes së një koronavirusit të ri të zbuluar në Britani në vjeshtë, shkalla e përhapjes do rritet më tej në fillim të vitit edhe nëse kryeministri zbaton një tjetër karantinë kombëtare.

Ky rekomandim erdhi pasi një variant i ri, potencialisht më infektiv i koronavirusit të ri që shkakton COVID-19 është gjetur në Britani në raste të lidhura me Afrikën e Jugut.

Departamenti i shëndetit i Afrikës së Jugut tha javën e kaluar se një mutacion i ri gjenetik i virusit ishte zbuluar dhe mund të jetë përgjegjës për një rritje të fundit të infeksioneve atje.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>