Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 45-vjeçarin që qëlloi me armë ndaj policisë dhe RENEA-s në Seltë të Elbasanit.
Josif Kavaja qëlloi ndaj policisë mbrëmjen e 24 dhjetorit, teksa kjo e fundit kishte shkuar për të kontrolluar banesën e tij pas denoncimeve se ai mbante armë zjarri pa leje.
Pasi qëlloi në drejtim të policisë, 45-vjeçari u fsheh në një pyll dhe nuk pranoi të negocionte për t’u dorëzuar.
Pas 16 orësh arrati, ai u kap nga forcat RENEA pas një shkëmbimi zjarri ku mbeti i plagosur.
Në banesën e Kavajës u gjetën 13 500 fishekë model 56, një kuti me 70 fishekë pistolete 30 granata, rreth 2 kilogramë kanabis dhe një sasi me fara kanabis, sipas njoftimit të policisë.
Nga aksioni nuk mbetën policë të lënduar.