Një tërmet i fortë, rreth 6,3 ballë, ka goditur Kroacinë qendrore, duke shkaktuar dhjetra të plagosur dhe dëme të konsiderueshme në ndërtesat në Petrinja, një qytet në juglindje të Zagrebit.
Tërmeti u ndje në të gjithë Kroacinë, si dhe në Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinën fqinje dhe deri në Graz në jug të Austrisë.
Disa ndërtesa u shembën në Petrinja, rreth 60 kilometra nga Zagrebi.
Media kroate tha se ka të plagosur nga tërmeti, por ende nuk ka një numër të konfirmuar.
Sizmologu kroat Kresimir Kuk e përshkroi tërmetin si “jashtëzakonisht të fortë”, shumë më të fortë se një tjetër që goditi Zagrebin dhe zonat përreth në pranverë.
Ai paralajmëroi njerëzit që të rrinë larg ndërtesave të vjetra potencialisht të lëkundshme dhe të zhvendosen në zonat më të reja të qytetit për shkak të paslëkundjeve.