Në Kosovë ditën e martë janë regjistruar 109 raste të reja të infektuar me koronavirus, pas kryerjes së 744 testimeve.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 8 qytetarë.
Aktualisht në Kosovë ka një total prej 50.910 rastesh të regjistruara nga fillimi i pandemisë në muajin mars. Në Kosovë janë shëruar 454 pacientë.
Prej tyre, 1.325 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.