Polonia vendosi ashpërsimin e masave anti-COVID për natën e Vitit të Ri për të shmangur përhapjen e koronavirsuit në vend.
Qeveria ka vendosur ndalimin e lëvizjes në datë 31 dhjetor, në mënyrë që qytetarët të festojnë vetëm në nj vend dhe të shmangin grumbullimet.
Banorët do të jenë në shtetrrethim të plotë nga ora 7 e darkës deri në 6 të mëngjesit më 1 janar.
Autoritetet paralajmëruan se nuk do të ketë hedhje të fishekzjarrëve, për të shmangur grumbullimet.
Masat e reja parashikojnë që në festat e fundvitit mund të ftohen deri në 5 familjarë. Po ashtu bizneset do të jenë të mbyllura.
Kufizimet do të zgjasin për një periudhë tre javore. Polonia ka regjistruar më shumë se 27 mijë viktima nga COVID-19.