Kryeminsitri Edi Rama u ka uruar shqiptarëve Vitin e Ri në një mesazh video në ‘Facebook’.
Në hyrje të mesazhit të urimit, Rama thotë se bën punën më të vështirë, punon shumë dhe zgjidh pafund probleme.
Pasi shfaq momentet e përlotjes nga humbjet e tërmetit të 26 Nëntorit, Rama thotë se shqiptarët e thjeshtë kanë punën më të vështirë në përballimin e pandmisë.
Kjo për kryeministrin është frymëzim për të punuar akoma më shumë çdo ditë për Shqipërinë.
Mesazhi i urimit shoqërohet me pamje njerëzish që punojnë kudo, në bujqësi, biznese dhe administrate.
Në fund, urimi për Vitin e Ri “siç na e do zemra e siç e meritojmë”.