Kreu i PD-së, Lulzim Basha uroi qytetarët me rastin e Vitit të Ri.
Përmes një video mesazhi në Facebook, Basha shprehet se ky vit ka qënë i vështirë pasi vendi është goditur nga pandemia dhe kriza ekonomike.
Ai falenderoi mjekët dhe stafin mjekësor për punën dhe përkushtimin e tyre gjatë këtij të vështirë.
“Kemi kaluar një vit të vështirë, por gjithsesi ka shpresë. Shpresë dhe besim për një të ardhme më të mirë, të cilën e kemi vetë në dorë.
Ka shpresë për një Shqipëri tjetër. Për një qeverisje ndryshe që kujdeset për qytetarët e punon për ju.
Për një qeveri që garanton uljen e kostos së jetës dhe mundëson hapjen e vendeve të reja të punës për çdo qytetar.
Ka shpresë për ndryshim dhe gjithçka varet prej nesh për ta bërë atë shpresë realitet”, shprehet Basha.