Policia ka gjobitur 276 qytetarë për mos mbajtjen e maskës në publik, në 24 orët e fundit. Secili prej tyre u gjobit me 3 mijë lekë.
Gjithashtu, policia ndëshkoi 3 subjekte me 1 milionë lekë, pasi nuk respektuan protokollet e sigurisë.
Po ashtu u shoqëruan në komisariat 4 qytetarë që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit. Pas identifikimit, ata janë gjobitur me 3 mijë lekë dhe janë liruar.
Policia gjobiti 10 persona me 10 mijë lekë pasi qarkulluan pas orës 20:30.
Prej 15 tetorit në vend është bërë e detyrueshme mbajtja e maskave në çdo ambient, të hapur e të mbyllur, përveçse në banesa.