Bota po lë pas një vit të vështirë e të pazakontë, dhe po ashtu festimet e fundvitit janë të pazakonta. Me masa izoluese, me orare të kufizuara, të mbyllur në shtëpi, qyetarët anë e mbanë botës po presin vitin 2021.
Franca ka vendosur 100 mijë policë dhe pjesëtarë të xhandarmërisë për natën e ndërrimit të viteve, për të ndaluar organizimin e festave dhe për të garantuar zbatimin e shtetrrethimit.
Franca është e pesta në botë sa i takon bilancit të Covid-19, me 2.6 milionë raste në total dhe mbi 64 mijë vdekje.
Në Francë festimet, si në shumë vende të Europës, do të jenë të heshtura, mes frikës së përhapjes së pandemisë.
Shtetrrethimi fillon në orën 20:00 dhe qytetarët e kanë të ndaluar të marrin leje për të lëvizur, përveçse për arsye madhore.
Në Britaninë e Madhe kryeministri Boris Johnson tha se 20 milionë njerëz të tjerë do të përfshihen në kategorinë e kufizimeve më strike të enjten.
Gjermania tha se kjo pritet të jetë nata më e heshtur e ndërrimit të viteve.