Më shumë se 800,000 njerëz në Rusi janë vaksinuar deri më tani kundër koronavirusit dhe më shumë se 1.5 milion doza vaksinash janë shpërndarë, tha të shtunën Ministri i Shëndetësisë Mikhail Murashko.
Rusia, e cila filloi të shpërndante vaksinën e saj Sputnik V në fillim të dhjetorit, ka numrin e katërt më të lartë të rasteve COVID-19 në botë dhe po shpreson në suksesin disa vaksinave që ajo planifikon të prodhojë, raporton Reuters.
Vaksina Sputnik V, të cilën Rusia tashmë ka filluar të furnizojë në vendet e tjera, merret në dy doza, të cilat përdorin përbërës të ndryshëm, me diferencë prej 21 ditësh.
Rusia dërgoi 300,000 doza të vaksinës në Argjentinë javën e kaluar, duke shkaktuar reagime brenda vendit, ku kërkohen më shumë doza.
Të shtunën, Rusia raportoi 26,301 raste të reja të koronavirusit, duke e çuar totalin e rasteve në 3,212,637.
Autoritetet thanë se 447 njerëz kishin vdekur në 24 orët e kaluara, duke e çuar numrin zyrtar të vdekjeve në 58,002.