Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ervin Pupe do të jetë kreu i ri i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Sipas Ligjit për Organet e Drejtësisë, kreu i KED është anëtari i Gjykatës së Lartë. Pupe u përzgjodh me short nga Presidenti me 4 dhjetor.
Pupe do të zëvendësojë ish anëtarin e GJL, Ardian Dvorani, mandati i të cilit u ndërpre me zgjedhjen e anëtarëve të rinj të GJL.
Vendin e Dvoranit e zuri anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.