Kreu i PD-së, Lulzim Basha kujtoi të hënën 30 vjetorin e themelimit të gazetës Rilindja Demokratike.
Përmes një postimi në Facebook, Basha shkruan se pas 30 viteve, liria e shtypit në vend mbetet ende problematike. Ai thekson se raportet e organizatave ndërkombëtare e rendisin Shqipërinë në vendet e fundit për lirinë e medias.
Basha u shpreh se:
“Mediat janë paditur, gjobitur dhe diskriminuar financiarisht. Gazetarët janë burgosur, dhunuar dhe penguar në ushtrimin e profesionit. Mediat janë bllokuar apo mbyllur me urdhër të kryeministrit. Ndërsa shumë gazetarë janë sulmuar në mënyrë të organizuar nga makineria e propagandës qeveritare.”
Basha premtoi se do të anullojë paketën antishpifje si dhe do të miratojë statusin e gazetarit. Ai pohoi se do të garantojë standartin europian dhe do t’i japë frymëmarrjen dhe hapësirën e duhur medias dhe gazetarëve.