Të paktën 42 persona janë lënduar nga shpërthimi i një bombule gazi në një lokal në Ferizaj.
Sipas policisë, dy prej të lënduarve janë në gjendje më të rëndë pasi kanë marrë djegie më të shumta.
12 prej të lënduarve janë dërgur në spitalin e Prishtinës për kurim, ndërsa pjesa tjetër po marrin trajtim në Ferizaj.
Mes të lënduarve mësohet se janë dhe dy fëmijë.
Ndërkohë policia po heton shkaqet e ngjarjes.