Nis zbatimi i ligjit, kompanitë offshore urdhërohen të deklarojnë pronarët e tyre

Nga Exit News
Nis zbatimi i ligjit, kompanitë offshore urdhërohen të deklarojnë pronarët e tyre

Qendra Kombëtare e Biznesit ka njoftuar të gjithë kompanitë dhe organizatat joqeveritare të nisin rregjistrimin pranë saj të pronarëve të tyre.

Në një njoftim në faqen zyrtare, QKB shkruan se qeveria ka miratuar VKM-në për mënyrën e rregjistrimit të tyre.

Në VKM përcaktohet se si do të bëhet rregjistrimi i pronarëve të Kompanive dhe anëtarëve të bordeve drejtuese të OJF-ve.

Parlamenti miratoi në korrik 2020 ligjin për ‘Pronarët Përfitues’, i cili synon të bëjë transparent të gjithë pronarët e kompanive dhe organizatave që ushtrojnë aktivitetin në Shqipëri.

Ligji do të zbatohet për të gjitha bizneset/kompanitë dhe organizatat jofitimprurëse që janë në Shqipëri ose që kanë degë të tyre në vendin tonë. Ai erdhi si rekomandim i Money Val për të parandaluar pastrimin e parave në Shqipëri.

Çdo pronar përfitues duhet të rregjistrojë pranë QKB çdo pronar të tij apo anëtar bordi, në të kundër do të gjobitet nga QKB.

Për të lexuar më shumë për këtë ligj klikoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>