Shtëpia e Bardhë në SHBA thotë se trupat e Gardës Kombëtare rrugës për në Kapitol, pasi një turmë mbështetësish të presidentit në detyrë mësynë godinën.
“Sipas urdhrave të Presidentit Donald Tramp, Garda Kombëtare është rrugës së bashku me shërbimet e tjera mbrojtëse federale”, shkroi në Twitter Kajli MekEneni, sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë.
Ajo shtoi, “Ne përsërisim thirrjen e Presidentit Tramp kundër dhunës dhe për të qëndruar të qetë”
Sipas raportimeve, një grua është në gjendje kritike pasi u qëllua gjatë përplasjeve në godinën e Kapitolit.
Zv/presidenti Majk Pens, i cili u evakuua nga dhoma e Senatit pasi turma hyri në Kapitol, tha më herët në Twitter se dhuna dhe shkatërrimi që po ndodhnin “duhet të ndalen dhe duhet të ndalen tani”.