Bajden e quan kryengritje pushtimin e Kapitolit

Nga Exit News
Bajden e quan kryengritje pushtimin e Kapitolit

Presidenti i zgjedhur Xho Bajden ka dënuar dhunën në Kapitol dhe e quajti kryengritje pushtimin e godinë nga mbështetësit e Tramp.

“Në këtë orë, demokracia jonë është nën një sulm të paprecedentë, ndryshe nga çdo gjë që kemi parë në kohët moderne,” tha Bajden.

Presidenti i zgjedhur demokrat dënoi “sulmin ndaj shtetit të së drejtës” në Uashington, të cilin e cilësoi një “kështjellë e lirisë”.

“Skenat e kaosit në Kapitol nuk pasqyrojnë një Amerikë të vërtetë, nuk përfaqësojnë atë që jemi. Ajo që po shohim është një numër i vogël ekstremistësh të përkushtuar ndaj paligjshmërisë.” u shpreh Bajden.

Bajden tha se dhuna në Kapitol “krahasohet me kryengritjen” dhe “duhet të marrë fund tani”.

“Unë i bëj thirrje Presidentit Trump dalë në televizionin kombëtar tani, për të përmbushur betimin e tij dhe për të mbrojtur kushtetutën dhe të kërkojë fundin e kësaj kryengritjeje. Nuk është një protestë; është kryengritje dhe Bota po e shikon.” tha presidenti i zgjedhur i SHBA.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>