Policia e Uashingtonit ka konfirmuar se një grua e cila u qëllua më herët me armë zjarri gjatë trazirave në Kapitol ka vdekur për shkak të plagëve të marra, raporton BBC.
Ajo nuk është identifikuar ende nga autoritetet, por policia më herët tha se ajo ishte një civile.
Gruaja u qëlluar kur turma hyri në ambjentet e Kapitolit.
Të paktën 13 individë janë arrestuar gjatë trazirave në Kapitol.
Policia Uashington DC tha se pesë armë janë sekuestruar gjithashtu.
Disa policë janë duke u trajtuar për dëmtime të marra.
Policia aktualisht po largon protestuesit nga Kapitoli.