Meta thirrje qeverisë të reagojë me urgjencë për përmbytjet

Nga Exit News
Meta thirrje qeverisë të reagojë me urgjencë për përmbytjet

Presidenti Ilir Meta reagoi të enjten për përmbytjet që kanë ndodhur në disa qytete të Shqipërisë për shkak të motit të keq.

Meta i bëri thirrje qeverisë, prefekturave dhe bashkive në zonat me rrezikshmëri të lartë përmbytjeje, që të marrin në konsideratë situatën.

Ai theksoi se qeveria duhet të garantojnë urgjentisht informimin me transparencë.

Në një postim në Facebook Meta shkroi:

“Prej ditësh, Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka dhënë paralajmërimin për një përkeqësim potencial të situatës hidrometeorologjike në të gjithë territorin e vendit, veçanërisht në ultësirën veriperëndimore, si dhe në zonat nga Shkodra në Fier.

Ndërkohë, stacionet hidrologjike në Kaskadën e lumit Drin, bëjnë me dije se për shkak të intesitetit të reshjeve, priten shkarkime të mëdha nga HEC-et dhe për pasojë parashikohet të ketë përmbytje në zonën e Shkodrës.”

Po ashtu Meta i bëri thirrje qeverisë që të garantojë,  rezerva të mjaftueshme ushqimore për popullatën dhe blegtorinë.

Presidenti renditi edhe disa pika të tjera që sipas tij duhet siguruar me urjgencë nga qeveria:

  • Vendosjen e hidrovoreve në regjim gatishmërie pune, me kapacitet të plotë
  • Vënien në gatishmëri të strukturave të koordinimit, menaxhimit dhe atyre operacionale, me qëllim marrjen e të gjitha masave parandaluese për minimizimin e riskut në zonat më të ekspozuara ndaj rrezikut
  • Gatishmërinë e strukturave operacionale, grupeve të kërkim-shpëtimit, mjeteve ajrore dhe mjeteve lundruese, për garantimin në çdo kohë të operacioneve efektive, në çdo zonë, që rrezikohet nga përmbytjet
  • Marrjen e masave për kalueshmërinë normale në të gjitha akset rrugore, veçanërisht në Veri, Verilindje dhe Juglindje, që rrezikohen të bllokohen nga reshjet e dëborës dhe rrëshqitjet e dheut apo gurëve

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>