Presidenti Ilir Meta ka dekretuar të premten 5 ligje pjesë e marrëveshjes së 5 qershorit.
Lajmin e bëri të ditur vetë Presidenti ku në një njoftim shkruan se ka dekretuar ndryshimet në Kodin Penal, Kodin e Procedurës Penale, ligjin për prokurorinë, ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe atë për sinjalizuesit.
Meta i kërkoi të gjitha institucioneve të përfshira në zgjedhje të marrin masa për të miratuar aktet nënligjore.
“Çdo fenomen negativ, që vendos në rrezik apo cenon sadopak lirinë e votës, apo synon deformimin e vullnetit të sovranit, duhet të ndëshkohet rreptësisht, në funksion të ruajtjes së legjitimitetit të procesit zgjedhor, deri në certifikimin përfundimtar të rezultateve.”, përfundoi Meta.