"E ke ngritur llumin në piedestal" — Pas kërcënimeve nga Kryebashkiaku i Kavajës, deputeti Blushi akuzon Kryeministrin Rama

"E ke ngritur llumin në piedestal" — Pas kërcënimeve nga Kryebashkiaku i Kavajës, deputeti Blushi akuzon Kryeministrin Rama

Pas një fjalimi të disa ditëve më parë në Kuvend, ku ka folur ndër të tjera për kryebashkiakun e Kavajës në lidhje me mos deklarimin e shkakut pse ka qenë gjykuar në Gjermani, deputeti Ben Blushi ka marrë një mesazh kërcënues në telefon nga ky i fundit.

Duke përfituar nga prania e Kryeministrit sot në Kuvend, Deputeti Blushi ka kërkuar fjalën dhe ka bërë publik mesazhin që kryebashkiaku Roshi i ka dërguar deputetit Blushi.

Nga foltorja e Kuvendit, Zoti Blushi i është drejtuar direkt Kryeministrit Rama, duke e akuzuar atë, jo vetëm për përfshirjen në politikë të njerëzve me të shkuar kriminale, por edhe për mbrojtjen e vazhdueshme të tyre nga drejtësia.

Zoti Blushi u shpreh se është pikërisht mbrojtja që Kryeministri u jep atyre burimi i kurajos dhe sigurisë që ata ndjejnë për të kërcënuar deri edhe deputetët.

Kryeminsitri Rama nuk ka preferuar të përgjigjet ndaj akuzave të deputetit Blushi dhe thirrjeve të tij për reagim nga Zoti Rama.

Më poshtë janë disa nga fjalët me të cilat Zotit Blushi iu drejtua Kryeministrit Rama sot në Kuvend:

Pse po ia nxin fatin këtij vendi! Ku e ke këtë aftësi për të grumbulluar kaq shumë të paaftë! Ervinin edhe Elvisin në Kavajë, Shukriun në Peshkopi, Qazon në Elbasan. Kur isha para dy muajsh në Elbasan dhe më thanë “do të vras se ke bërë një libër”, ti dole e the “njësoj është ky që thotë do të të vras me ty që ke bërë një libër që ka ngacmuar ata”.

Zotëri kë përfaqëson ti këtu? Gjithë llumin e Shqipërisë? E ke ngritur në piedestal në Kavajë, Peshkopi, Elbasan edhe në Durrës po të duash… Kush janë këta njerëz? Janë të gjithë me precedentë penalë. Këta po t’i rrëzojnë qytetet. Kjo është mënyra si po e mban ti pushtetin, me këta njerëz që kur shkojnë në KQZ kanë frikë të thonë janë dënuar apo s’janë dënuar.

E ku e gjen ky guximin? Po të pyes ty. E di unë unë ku e gjen ky guximin, se një qytetar i thjeshtë nuk do e kishte bërë këtë. Mendon se e mbron ti prandaj ai më çon mua mesazh me kërcënime

 Këta janë qënie të neveritshme. Çështja nuk është pse janë ata ashtu si janë. Çështja është pse nuk i kap ligji? E di pse? Sepse i mbron ti.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>