Hoti thirrje për kujdes ndaj COVID-19: Po qarkullon varianti i ri

Nga Exit News
Hoti thirrje për kujdes ndaj COVID-19: Po qarkullon varianti i ri

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal pasi tani po qarkullon varianti i ri i virusit Covid-19.

“Rangimi i komunave i bërë sot lidhur me masat anti Covid-19 tregon se po përmirësohet gjendja. Por, duhet të kemi kujdes maksimal pasi tani po qarkullon varianti i ri i virusit Covid-19, i cili po përhapet shumë më shpejt’, ka shkruar Hoti në “Facebook“.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar sot klasifikimin e ri të komunave sipas shkallës së infektimeve të reja.

Nga sot e deri më 15 janar, në zonën e kuqe, janë përfshirë 7 komuna, 1 më shumë nga vlerësimi i bërë një javë më parë.

Komunat të cilat janë klasifikuara nga minsitria si zona të kuqe për numrin e të infektuarve janë; Prishtina, Fushë-Kosova, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Obiliqi, Zubin Potoku dhe Leposaviqi.

Kosova raportoi të premten 321 të infektuar të rinj dhe 5 viktima me Covid.

Varianti i ri i virusit, i njohur si B.1.1.7., deri më tani rezulton të ketë të njëjtat simptoma si Covid-19, por është më lehtë i transmetueshëm, duke shkaktuar më shumë të infektuar e për pasojë, më shumë të shtruar në spitale në një kohë më të shkurtër.

Aktualisht asnjë rast i këtij virusi nuk është raportuar në Shqipëri dhe në Kosovë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>