Flamujt në godinën e Capitol Hill do të ulen në gjysëm shtizë për të nderuar policin i cili humbi jetën në protestat e 6 janarit.
Polici Bryan D.Sicknick humbi jetën pas lëndimeve të marra gjatë protestës.
Kryetarja e Dhomës së Deputetëve Nancy Pelosi urdhëroi uljen e flamujve në gjysëm shtizë duke theksuar se polici Sicknick “na kujton sakfricën e atyre që mbrojnë vendin tonë.”
Polici Sicknick ishte viktima e 5 pestë e protestave të 6 janarit. Një protestuese humbi jetën gjatë protestave në Kongres ndërsa 3 të tjerë humbën jetë për shkak të emergjencave mjekësore.