Qipro do të shkojë në një karantinë të dytë pas rritjes së numrit të të infektuarve.
Të premten, ministri qipriot i shëndetësisë, Constantinos Ioannou njoftoi se prej ditës së diel deri me 31 janar bizneset si parukeritë, sallonet e bukurisë dhe dyqanet e shumicës do të mbyllen.
Të gjithë qytetarë mund të lëvizin me anë të një autorizimi vetëm për punë, pazare të nevojshme ose për vrap. Ata do të lejohen të marrin autorizim vetëm dy herë në ditë.
Gjithashtu do të vendoset ndalim qarkullimi nga ora 21:00 deri në 05:00. Mësimi në shkolla dhe universitete do të zhvillohet online, ndërkohë që kopshtet do të qëndrojnë të hapura.
Qiproja ka rregjistruar 26,208 raste dhe 140 viktima që prej fillimit të pandemisë.