Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi se kryeministri Edi Rama bën propagandë me ndërtimin e spitalit të Fierit.
Në një takim me banorë të Kombinatit, Kryemadhi u shpreh se Rama nuk e ndërtoi për 8 vjet spitalin rajonal.
“Unë jam e bindur që është në kuadrin e fushatës elektorale, se ai që kur tha që do bëj për 3 muaj spitalin, ky që nuk e ndërtoi për 8 vjet Spitalin Rajonal, do ta ndërtoka për 3 muaj spitalin në Fier”
Në lidhje me rindërtimin e pallateve të shembura nga tërmeti, Kryemadhi deklaroi se qeveria ka nxjerrë njerëzit pa lidhur kontrata dhe ka paguar bonuset e qirasë në menyrë të paligjshme.