Policia ka gjobitur 1020 qytetarë për mos mbajtjen e maskës në publik, gjatë fundjavës. Secili prej tyre u gjobit me 3 mijë lek.
Janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 14 shtetas që nuk kanë pranuar të tregojnë dokumentin e identifikimit, ata janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.
Policia ka gjobitur me masë administrative 1.000.000 lekë 6 administratorë lokalesh, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.
Gjatë kontrolleve janë konstatuar 25 qytetarë që lëviznin në rrugë gjatë orarit të ndalimit të lëvizjes, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.