Basha akuza Ramës: Qytetarët në ujë, ministrat darkojnë me 1 mijë euro biftek

Nga Exit News
Basha akuza Ramës: Qytetarët në ujë, ministrat darkojnë me 1 mijë euro biftek

Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se kryeministri Edi Rama i ka lënë qytetarët në ujë ndërsa ministrat e tij darkojnë me fatura të kripura.

Në një deklaratë për mediat, ai pohoi se ministrat e Ramës kanë darkuar në një nga lokale më të shtrenjta në botë, ku 1 mijë euro kushton një biftek.

“Dy ditë më parë u bë publike se si kur e gjithë Shqipëria ishte e përmbytur, kur mijëra familje ishin në ujë e mijëra të tjera janë në çadra, ministrat e Ramës po darkonin në restorantit më të shtrenjtë. 1 mijë dollarë bifteku.”

Basha shtoi se një ditë më parë u publikua dhe një raport, i cili tregon se si është shumëfishuar pasuria e Ramës dhe anëtarëve të qeverisë së tij.

Ai theksoi se Rama ka harruar misionin e qeverisë dhe se qytetarët kanë nevojë për ndryshim.

“Është koha për këtë ndryshim dhe ndryshimin do ta sjellim ne”,përfundoi Basha.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>