Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se 40 përqind e shqiptarëve jetojnë me më pak se 4.19 dollarë për frymë.
Përmes një postimi në Facebook, Basha shkruan se ndërsa kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij pasurohen, Shqipëria varfërohet.
“Ndërsa Rama dhe ministrat e tij shumëfishojnë pasuritë e tyre, Shqipëria varfërohet. Papunësia është shtuar, kosto e jetesës është bërë e papërballueshme. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për xhepat e shqiptarëve dhe jo të Ramës dhe ministrave të tij.”