Kreu e Partisë Demokratike Lulzim Basha i pyetur se ku do të kandidojë në cilin qark, tha se do e bëjë publik kur të merret vendimi.
Basha teksa foli për kandidaturën tij si kryeministër tha se ekipi i tij do të jetë ekipi me më shumë integritet në këto 30 vite. Në Opinion ai deklaroi se e veçanta e tij si kryeministër është se ai nuk është arsimuar në komunizëm dhe tha se do të sjellë një fryme perëndimore.
Basha deklaroi:
“Nuk do të keni vetëm kryeministrin e parë që nuk është rritur dhe edukuar në komunizëm, por ka një botëkuptim perëndimor, por do të keni edhe ekipin me më shumë integritet në këto 30 vite”.
Sa i takon kryeministrit Rama ai tha se në 8 vite nuk ka bërë asnjë investim dhe shtoi se:
“Investimi më i madh i Edi Ramës është investimi i tij kundër meje dhe Partisë Demokratike sepse ai nuk ka bilanc dhe nuk ka çfarë u paraqet shqiptarëve”.
Sipas tij dëshmia e qartë që po e dërgon Ramën drejt humbjes në 25 Prill është se atij nuk i ka mbetur asgjë veç sulmeve ndaj opozitës.
Basha nuk dha një përgjigje të saktë për mënyrën se si partitë e opozitës do të kandidojnë.
I pyetur nga analistët ai tha se kjo nuk ka shumë rëndësi, pasi sipas Bashës me rëndësi është largimi i Ramën së 25 prill. Por Basha tha se ka 3 mundësi se si mund të shkojë zgjedhje opozita: një listë e vetme, dy lista ose një kombinim i dy listave
Për koalicionin ai tha se:
“Asnjë votë të mos shkojë kot prandaj jemi bashkuar të gjithë partitë bashkë, që të gjithë ata që nuk e duan Ramën të votojnë secilën do parti opozitare. Por ka dhe shumë motive të tjera që i bashkon të gjithë partitë bashkë, edhe ato parti që nuk e kanë gjetur veten e tyre kurrë në një llogore, ka të bëj me fatin e Shqipërisë”.