Rreth 1,750 hektarë janë përmbytur në Bashkinë e Shkodrës sipas njoftimit të fundit zyrtar ndërsa niveli i ujit në Dajç, Liqenin e Shkodrës dhe lumin Drin mbetet nën kuotën maksimale.
Ndërkohë, në njësinë Administrative Ana Malit vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot dhe nëpër të mund të kalohet vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80cm. Po ashtu, edhe ujësjellësi Oblika 1 vijon që të jetë jashtë funksionit.
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 900 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë.
Në Njësinë Administrative Dajç sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 750 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Dajç,Mushan,Shirq,Suka-Dajç,Pentar)
Vazhdon të jetë i bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatërat Shirq me Darragjat .
Në Njësinë Administrative Guri Zi, vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë
Në Njësinë Administrative Velipojë sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 40 Ha, kryesisht në fshatrat Ças,Reç (këneta Reçit),Baks i Ri.
Në Bërdicë janë përmbytur 50 Ha, kryesisht në fshatin Trush ndësa vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.