Manastirliu: Kemi rritje të rasteve me koronavirus gjatë këtyre dy javëve

Nga Exit News
Manastirliu: Kemi rritje të rasteve me koronavirus gjatë këtyre dy javëve

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se gjatë dy javëve të fundit ka patur një rritje të rasteve me Covid-19.

Gjatë një komunikimi me gazetarët, Manastirliu pohoi:

Kemi pasur rritje në javën e datave 2 deri 15 janar, një rritje me 260 raste në 14 ditët e fundit. Nga ana tjetër kemi rritje të numrave të rasteve në Bashki, duke u rritur numri i bashkive me raste të reja nga 44 në 52 bashki me një mesatare të përjavshme.

Sa i përket numrave të pacientëve në spitale përsëri rritje të rasteve.”

Manastirliu i bëri thirrje qytetarëve të jenë vigjilentë dhe të respektojnë masat kundër Covid-19.

Komiteti Teknik njoftoi se masat nuk do të ndryshojnë. Për të lexuar mbi masat klikoni këtu

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>