Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu reagoi për herë të parë për rastin e sanitares së Shefqet Ndroqit, Tire Alldervishi, e akuzuar për mashtrim.
Gjatë një komunikimi për gazetarët, të shtunën, ajo u shpreh se rastet e denoncuara nga qytetarët, ndihmojnë për të nxjerrë jashtë sistemit këta individë.
“Është ditë e mirë sa herë që një qytetar bën një denoncim me fakte dhe na jep mundësinë të largojmë këta cibanë nga sistemi shëndetësor.
Nuk ka dyshim që një, dy apo tre individë, që abuzojnë me një detyrë të shenjtë, që iu është ngarkuar, nuk mund të përfaqësojnë armatën e mjekëve, infermierëve, sanitareve, shoferëve, të gjithë atyre që shërbejnë e sakrifikojnë çdo ditë në sistemin tonë shëndetësor. “
Manastirliu deklaroi se ka ngritur një grup pune për të verifikuar çdo rast të denoncuar, duke I bërë thirrje qytetarëve dhe gazetarëve investigativ të raportojnë raste të tilla.